Pyetjet e orës tre të mëngjesit
Kur të flasësh me Zotin herën e ardhme,
A mund t’i thuash një fjalë të mirë për mua?
T’i thuash se po përpiqem fort.
Dua ta dëgjoi prej shpirtit tënd kristal.
Kur të mora në telefon herën e fundit,
Kish një vit që ishim ndarë,
Unë sapo kisha ardhur ne Japoni,
Dhe kishim një gjysmë globi ndërmjet.
Po ndërronte mijëvjeçari,
Dhe mua me pushtoi një nostalgji,
Ndaj solla rrotëzën e numrave,
I mban mend ata telefonat e tipit te vjetër?
Po, bën kaq gjatë që të dashuroj.
Ti kishe atë krenarinë e zakonshme në zë,
E mu duk se po të shihja edhe atë shkëlqimin metalik,
E dija se me kot po përpiqesha,
S’kish gjasë që të mësoja,
Nëse edhe ty të vinin në mendje,
Ato pyetjet që njeriut i vijnë në tre të mëngjesit.
Sikur të mund të shohësh brenda syve te mi,
Do të dallosh ngjyrat e vjeshtës,
Dhe ëndrrat e venitura që tani vijnë në formës lotësh,
Ngjyrat e cilës stinë mban ti brenda kraharorit?!
Kur të flasësh me Zotin herën e ardhme,
A mund t’i thuash një fjalë të mirë për mua?/*54745756836*/