Personazhe

Mbështetur pas një shtylle prej hekuri,
Tek streha e një kantiere ndërtimi,
New York.
Mesnatë.
Shi.
Si erdha këtu?!
Veshja formale më bën edhe më jo komod,
Por më kujton ty.
Dashuri.
Puthje në faqe,
Pëshpërimë në vesh,
Dora jote që rrëshqet poshtë mëngës së djathtë,
Para ndarjes.
Bisedat na mbetën në gjysmë atë mbrëmje.
Unë për letërsinë, ti për filmat.
Në asnjërin skenar personazhet nuk përfundonin bashkë.
Kishin botëra ndërmjet.
Pastaj personazhe u bëmë ne.
Me cigaren zgjatur tek cepi i buzëve.
Ti dukeshe si Merlin Monroe.
Ç ‘kujtim!/*54745756836*/

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *