Vegime

Vegime

Mundohem t’i jap mallëngjimit tim trajtën e fytyrës sate, Kujtimit të asaj mbrëmjeje Nëntori, Kur të gjeta prapë, Pasi kisha vite duke të kërkuar. Dhe prapë më ike, Nëpër gishtërinj, Si era që lëkundte zjarrin që kisha ndezur buzë bregdetit në jug-lindje të Tokios, Që më kujtonte një tjetër bregdet, Kur unë e ti ishim bashkë. E një tjetër zjarr. Se kur ishim bashkë, Ndjeja njëkohësisht, Paradoksalisht, Edhe kohën që do të na ndante, Edhe pamundësinë e kohës për të na ndarë, Se nuk imagjinoja dot, Mëngjese që zbardhin pa ne. A vdes për MUA?, më pëshpërit, nëpër gjumë, “Jo”, them, “por vdes për NE”. Paradoksalisht. Por ti mbase nuk e di, Por unë vdes edhe vetëm për Ty. Nuk të shkrova më, Jo se të kisha harruar, Jo! Por se nuk doja që...

Read More

Harta

Harta

  12 vjet më parë.   Ndërkohë që shokëve e shoqeve, U pëlqen të aktrojnë si të lezetshëm, Te mahisin njëri-tjetrën me snobizëm, Ti ndjen se diçka mungon, Se ata nuk kanë përgjigjet që të duhen, Se duhet të bësh këtë copë rruge pa ta.   Dhe kështu, Bash kur arrin te dera e restorantit me katet që rrotullohen, Ku ata kanë vendosur të dalin për kafe, Ty këmbët të tradhtojnë, Midis ndjenjës se nuk përket aty, Dhe dëshirën për të përkitur diku. Bën të kthesh, Por hapat nëpër natë, Të braktisin, Si hëna ka braktisur qiellin.   Dëshira për të përkitur, Diku, Kudo, Fiton. Dhe porta hapet.   Fiton, Sepse djali që mund të këtë përgjigjet që ti do, Akoma s’është mësuar të flas me vajzat. Ndërkohë që sytë e të dashuri tënd, Që është mësuar shumë herët të flas me vajzat....

Read More

Personazhe

Personazhe

Mbështetur pas një shtylle prej hekuri, Tek streha e një kantiere ndërtimi, New York. Mesnatë. Shi. Si erdha këtu?! Veshja formale më bën edhe më jo komod, Por më kujton ty. Dashuri. Puthje në faqe, Pëshpërimë në vesh, Dora jote që rrëshqet poshtë mëngës së djathtë, Para ndarjes. Bisedat na mbetën në gjysmë atë mbrëmje. Unë për letërsinë, ti për filmat. Në asnjërin skenar personazhet nuk përfundonin bashkë. Kishin botëra ndërmjet. Pastaj personazhe u bëmë ne. Me cigaren zgjatur tek cepi i buzëve. Ti dukeshe si Merlin Monroe. Ç...

Read More

Pyetjet e orës tre të mëngjesit

Pyetjet e orës tre të mëngjesit

Kur të flasësh me Zotin herën e ardhme, A mund t’i thuash një fjalë të mirë për mua? T’i thuash se po përpiqem fort. Dua ta dëgjoi prej shpirtit tënd kristal. Kur të mora në telefon herën e fundit, Kish një vit që ishim ndarë, Unë sapo kisha ardhur ne Japoni, Dhe kishim një gjysmë globi ndërmjet. Po ndërronte mijëvjeçari, Dhe mua me pushtoi një nostalgji, Ndaj solla rrotëzën e numrave, I mban mend ata telefonat e tipit te vjetër? Po, bën kaq gjatë që të dashuroj. Ti kishe atë krenarinë e zakonshme në zë, E mu duk se po të shihja edhe atë shkëlqimin metalik, E dija se me kot po përpiqesha, S’kish gjasë që të mësoja, Nëse edhe ty të vinin në mendje, Ato pyetjet që njeriut i vijnë në tre të mëngjesit. Sikur të mund të shohësh brenda syve te mi, Do të dallosh ngjyrat...

Read More